UNIKO NËNSHKROI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME UNIVERSITETIN “ISA BOLETINI”, MITROVICË

Në datën 6 dhjetor 2019, në mjediset e UNIKO u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë dhe Universitetit “Isa Boletini”, Mitrovicë. Kjo marrëveshje, e cila u nënshkrua nga rektorët e të dy institucioneve, prof. dr. Ali Jashari dhe prof. dr. Alush Musaj, ka për qëllim bashkëpunimin në fushën akademike dhe në atë të kërkimit shkencor, në veprimtari të përbashkëta të lidhura me shkëmbimin e stafeve akademike, kërkuesve dhe studentëve. Gjatë takimit të zhvilluar mes tyre, u diskutua për specifikat që kanë dy universitetet dhe për fushat ku mund të shtrihet bashkëpunimi. Palët vlerësuan mundësitë konkrete që do të ofrojë ky bashkëpunim ku, ndër veprimtaritë më të afërta, u pa organizimi i takimeve dhe seminareve të përbashkëta.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com