UNIKO MORI PJESË NË WORKSHOP-IN: "STANDARDET E CILËSISË PËR PROGRAMET E CIKLIT TË PARË, CIKLIT TË DYTË TË STUDIMEVE DHE PROGRAMEVE ME KARAKTER PROFESIONAL NË ARSIMIN E LARTË: REFLEKTIMI NË PROCESIN E VLERËSIMIT TË CILËSISË”

Në datën 22 nëntor 2018, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), zhvilloi workshop-in me temë: “Standardet e cilësisë për programet e ciklit të parë, ciklit të dytë të studimeve dhe programeve me karakter profesional në Arsimin e Lartë: reflektimi në procesin e vlerësimit të cilësisë”, ku morën pjesë përfaqësues të Institucioneve të Arsimit të Lartë, publike dhe jopublike, mes tyre dhe përfaqësues të Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë të Universitetit “Fan S. Noli”. Pikat kryesore të diskutimit në këtë takim ishin: standardet e reja të cilësisë për programet e ciklit të parë, ciklit të dytë të studimeve dhe programeve me karakter profesional në arsimin e lartë, që kanë hyrë në fuqi në muajin shtator 2018, si dhe çështje të tjera proceduriale apo dokumentacioni, që lidhen me pasqyrimin e standardeve të reja në procesin e vetëvlerësimit, vlerësimit të jashtëm dhe vendimmarrjes në kuadër të monitorimit dhe akreditimit të programeve.

 

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com