UNIKO MERR MASA PËR MINIMIZIMIN E RREZIKUT TË INFEKTIMIT NGA COVID-19 PËR STUDENTËT, TË CILËT RIKTHEHEN NË AUDITORË NË DATËN 1 QERSHOR 2020

Në datën 14 maj 2020, në mbledhjen e Senatit Akademik u diskutuan dhe u miratuan ndryshimet në strukturën e vitit akademik 2019-2020, si dhe rregulloja për respektimin e kushteve higjienosanitare gjatë zhvillimit të mësimit në auditorë. Sipas rektorit të UNIKO, prof. dr. Ali Jashari, mbyllja me sukses e vitit akademik kërkon realizimin brenda verës së vitit 2020 të disa veprimtarive mësimore, përfshirë leksione, praktika dhe provime. Studentët, të cilët do të rikthehen në auditorë, duke filluar nga data 1 qershor 2020, do të ndahen në fasha të ndryshme orare. Sipas tij është e domosdoshme që të sigurohet ndarja e këtyre fashave në përputhje me masat e sigurisë shëndetësore për studentët dhe personelin e Universitetit. Në këto kushte, Rektori theksoi se për të gjitha rastet, kur është e nevojshme që veprimtaria akademike të kryhet me prani fizike të studentëve, po merren masat për të minimizuar rrezikun e infektimit nga COVID-19, përmes praktikave të distancimit fizik dhe dezinfektimit.
Senati Akademik diskutoi edhe për procesin zgjedhor në UNIKO, ku aktualisht është ngritur grupi i punës për hartimin e rregullores së zgjedhjeve.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com