U ZHVILLUA NË UNIKO KONFERENCA SHKENCORE KOMBËTARE PËR JETËN DHE VEPRËN E SOTIR PAPAHRISTOS (1887-1979)

Në datën 29 mars 2019, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë i UNIKO zhvilloi Konferencën Shkencore Kombëtare kushtuar jetës dhe veprës së Sotir Papahristos (1887-1979).
Në fjalën përshëndetëse, rektori, prof. dr. Ali Jashari, u shpreh se Papahristo mbetet një figurë e madhe e Korçës dhe e kombit shqiptar, si mësues dhe drejtues i arsimit, si një nga ata që vuri themelet e arsimit modern në Shqipëri, si një përkthyes i pashoq i veprave të letërsisë klasike, si njeri enciklopedik etj. Ai tha se kjo konferencë përmbush dhe një nga misionet më të mëdha dhe të vyera që ka Universiteti “Fan S. Noli”, për ndriçimin e figurave të shquara të Korçës dhe më gjerë.
Më pas e mori fjalën kryetari i Këshillit të Bashkisë, Korçë, z. Ilir Bajloz, i cili në emër të këtij institucioni nderoi Sotir Papahriston me titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes). Titulli iu dorëzua mbesës së tij, znj. Donika Çili, me këtë motivacion: “Personalitet i shquar, që me kontributin e tij të rëndësishëm i ka dhënë arsimit korçar dhe atij mbarëshqiptar një vlerë të pazëvendësueshme ndër breza”.
Punimet e konferencës vijuan me kumtesat e përgatitura nga pjesëmarrësit, ku fillimisht ka referuar, prof. dr. Emil Lafe, me kumtesën “Prof. Sotir Papahristo për pastërtinë e gjuhës shqipe”.
Në fund, të pranishmit diskutuan rreth temave të referuara, ndërsa në fjalën e tij përmbyllëse, profesor Emil Lafe përgëzoi UNIKO për organizimin e kësaj konference,e cila arriti të shpalosë në një dimension shumëplanësh përsonalitetin, atdhetarinë dhe vlerat shkencore të Sotir Papahristos, si dhe theksoi nevojën  e botimit të një përmbledhjeje bibliografike për të.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com