U PROMOVUA NË FAKULTETIN E EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË LIBRI I PEDAGOGUT DR. ERIS RUSI “ËNDRRA E FUNDIT E NATËS”

Në datën 23 nëntor, Departamenti i Gjuhë – Letërsisë organizoi në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë promovimin e librit me tregime “Endrra e fundit e natës” me autor pedagogun dr. Eris Rusi, i cili çmoi pjesëmarrjen e gjerë të dashamirësve të librit në këtë takim. Ai përzgjodhi disa pjesë nga libri, të cilat i lexoi për auditorin. Përgjegjësja e departamentit  praf. as. dr. Jonela Spaho bëri një vlerësim të plotë të veprës, duke nxjerrë në pah vlerat e autorit si krijues e përkthyes. Botuesi Gëzim Tafa e cilësoi prozën e autorit si një krijimtari me trajta surrealiste. Ky është botimi i nëntë për shkrimtarin dr. Eris Rusi, më të cilin ai fitoi edhe konkursin kombëtar për krijuesit e rinj, organizuar nga Ministria e Kulturës. 

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com