SUDENTË DHE PEDAGOGË TË UNIKO MORËN PJESË NË KONFERENCËN STUDENTORE RAJONALE ZHVILLUAR NË KOLEGJIN RIINVEST, PRISHTINË
Në datat 18-19 qershor 2018, një grup studentësh dhe pedagogë të Fakultetit Ekonomik të UNIKO, vizituan Kolegjin RIINVEST, Prishtinë, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit nënshkruar para pak kohësh midis dy institucioneve të arsimit të lartë. Qëllimi i kësaj vizite ishte pjesëmarrja në konferencën rajonale studentore të organizuar për herë të parë nga Kolegji RIINVEST, duke u krijuar mundësinë studentëve nga universitete të ndryshme shtetërore e private për të prezantuar punimet dhe hulumtimet e tyre mbi qasjet e reja rreth zhvillimit ekonomik. E veçanta ishte se kjo konferencë u organizua nga vetë studentët e këtij kolegji. Pedagogët pjesëmarrës u shprehën se prezantimet e studentëve në këtë konferencë ishin të një niveli të lartë, gjë e cila i bën ata të ndihen krenarë për brezin e ri.