STUDENTËT E UNIKO ZHVILLUAN VEPRIMTARINË “POEZIA MË E DASHUR”

Në datën 5 prill 2019 studentët e UNIKO, në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhë-Letërsisë, zhvilluan në mjediset e Bibliotekës Shkencore veprimtarinë “Poezia më e dashur”. Studentë, pedagogë e të ftuar të tjerë, ndanë me njëri-tjetrin poezitë më të dashura për ta, nga autorë vendas dhe të huaj. Gjatë kësaj veprimtarie poetike pedagogu, dr. Eris Rusi,  u ndal në rëndësinë që ka libri dhe mesazhet që ai përcjell tek të gjithë, duke i ftuar studentët dhe të rinjtë të jenë sa më pranë librit.
Sipas moderatores dhe organizatores Katerina Çifligu veprimtaria këtë herë erdhi si një ndërthurrje artistike, ku krahas poezive u kënduan këngë, si dhe u ekspozuan punimet më të bukura në pikturë të bëra nga studentë të UNIKO. Kjo nismë e bukur e studentëve tashmë po kthehet në një traditë për Universitetin “Fan S. Noli”, e cila, nga viti në vit, do të  zgjerohet e pasurohet dhe më shumë. 

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com