STUDENTËT E UNIKO-NDËRGJEGJËSIM NË KUADËR TË DITËS NDËRKOMBËTARE PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR

Në datën 3 dhjetor 2018, në mjediset e Qendrës Rinore Korçë, u çel ekspozita “Të ndryshëm në nevoja, të barabartë në mundësi”, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar. Kjo ekspozitë, e cila u zhvillua nën kujdesin e veçantë dhe me mbështetjen e studentëve të UNIKO, prezantoi pikturat dhe punimet artizanale të realizuara nga personat që ndjekin Qendrën Ditore të Zhvillimit Atelie në Korçë, të cilat u pritën me mjaft interes nga studentë e pedagogë të UNIKO, nxënës e mësues të shkollave të qytetit, prindër dhe të ftuar të tjerë. Një prej organizatoreve të kësaj ekspozite, studentja Sara Metanj, u shpreh : “Ne e mbështetëm hapjen e kësaj ekspozite për t`u treguar bashkëqytetarëve se këta persona kanë talent dhe janë të aftë të bëjnë punime të bukura dhe mbresëlënëse. Bashkë me studentët Elsa Hysi, Eris Duro, Petrina Kalaveshi, Mariglen Zenga dhe Redon Ramo, krahas dekorimit dhe organizimit të  ekspozitës, realizuam dhe një video-montazh me momente nga puna dhe veprimtaria e këtyre personave në Atelie, e cila përcjell mesazhin se, me gjithë vështirësitë që mund të kenë, me punë, dëshirë e këmbëngulje, ata mund të integrohen në shoqëri si gjithë të tjerët e të na befasojnë me punimet e tyre të veçanta”.

Të ardhurat e grumbulluara nga shitja e pikturave dhe e punimeve artizanale do të përdoren nga Qendra Ditore e Zhvillimit Atelie në Korçë, për të blerë bazën materiale të nevojshme për punën në vazhdim.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com