STUDENTË TË FAKULTETIT EKONOMIK MORËN PJESË NË WORKSHOPIN ME TEMË: “DEBATI EKONOMIK”

Në datën 17 shkurt 2020, studentë të Fakultetit Ekonomik morën pjesë në workshopin me temë: “Debati ekonomik”, organizuar nga Junior Achivement of Albania me mbështetjen e Fondit Shqiptaroamerikan për Zhvillim. Zëvendësrektorja për mësimin në UNIKO, prof. as. dr. Majlinda Bello përshëndeti pjesëmarrësit dhe u shpreh se nëpërmjet këtij takimi synohet të edukohet te të rinjtë shqiptarë aftësia e të menduarit kritik,  për zgjidhje sa më kreative të problemeve, të cilat lidhen me politikat ekonomike vendase e globale. Sipas trajneres, znj. Blerina Guga këto workshope do të zhvillohen në formën e një konkursi në 12 universitete publike e private në vend. Studentët pjesëmarrës do të bëhen pjesë aktive e diskutimeve dhe në fund do të ngrihet klubi i debatit, i cili do të jetë pjesë e rrjetit kombëtar të debatit. Sipas organizatorëve kjo praktikë synon të kontribuojë në rritjen e aftësive analizuese, vlerave individuale dhe komunitare, demokratike dhe tolerancës mes të rinjve shqiptarë.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com