SIMPOZIUM SHKENCOR

“NDIHMESAT E PEDAGOGËVE DOKTORANTË NË FUSHËN E EDUKIMIT DHE TË FILOLOGJISË”

Simpoziumi u zhvillua më 19 shtator 2014, ora 1700, në sallën e Amfiteatrit, Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë.

Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë ka një numër të konsiderueshëm pedagogësh efektivë dhe të ftuar që kanë mbrojtur disertacionin, që janë duke vazhduar shkollën doktorale apo që do të mbrojnë doktoraturën së shpejti. Promovimi i arritjeve të këtyre pedagogëve është një detyrë e rëndësishme e drejtuesve të departamenteve dhe të fakultetit.

Duke u nisur nga ky fakt, Këshilli i Fakultetit të Edukimit dhe të Filologjisë e gjeti të arsyeshme organizimin e një simpoziumi, ku pedagogët doktorantë  shpalosën para një auditori të specializuar ndihmesat e tyre në fusha të ndryshme të edukimit dhe të filologjisë. Në këtë konferencë u ftuan të marrin pjesë dhe gjithë udhëheqësit e doktorantëve, të cilët do të jenë me cilësinë e këshillit shkencor të konferencës dhe botimit të kumtesave.

Po ashtu, në këtë konferencë morën pjesë dhe rreth 20 studentë të huaj që mësojnë gjuhën shqipe, si një veprimtari për njohjen dhe promovimin e Fakultetit të Edukimit dhe të Filologjisë në universitete të tjera.

Në simpozium u përurua dhe periodiku “VJETARI SHKENCOR-FEF” (botim i veçantë i Buletinit Shkencor të Universitetit “Fan S. Noli”), ku janë botuar punimet e 35 pedagogëve doktorantë.

 

Programi i Simpoziumit....kliko

 

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet