SENATI AKADEMIK I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” TË KORÇËS NDEROI ME TITULLIN “DOCTOR HONORIS CAUSA” KAPITENIN DHE PORTIERIN E EKIPIT TË FUTBOLLIT “SKËNDERBEU”, ORGES SHEHI

Në datën 13 tetor 2017 në sallën e Konferencave “Teodor Laço” të  Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua ceremonia e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” kapitenit dhe portierit të ekipit të futbollit, “Skënderbeu”, Orges Shehi. Ceremonia u çel me një film dokumentar kushtuar jetës dhe karrierës së tij sportive. Në fjalën e tij dekani i Fakultetit të Bujqësisë prof. as.dr Gjergji Mero vlerësoi figurën e Orges Shehit në mbi 20 vite karrierë sportive (me 663 ndeshje zyrtare) dhe në veçanti çmoi kontributin e tij me ekipin e Skënderbeut, me të cilin ka fituar 6 herë titullin kampion, 2 Superkupa, pjesëmarrje në Kupat e Evropës etj. Më pas rektori i universitetit prof. dr. Ali Jashari i dorëzoi kapitenit Shehi titullin me motivacionin: “Futbollist i madh i skuadrës së “Skënderbeut” dhe i mbarë futbollit Shqiptar, që po nderon qytetin  e Korçës dhe Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, ish-student dhe mik i Universitetit “Fan S. Noli”, që me portretin e tij njerëzor dhe profesional është bërë një shembull i gjallë për edukimin e brezave të rinj të sportit shqiptar”.

Rektori nderoi me certifikatë mirënjohjeje edhe presidentin e ekipit të Skënderbeut z.Ardian Takaj, me motivacionin: “President i ekipit të Skënderbeut, që e ka mbështetur fuqimisht dhe e ka ngritur futbollin korçar në nivele evropiane, në shenjë mirënjohjeje nga pedagogët dhe studentët e Universitetit të Korçës”. Futbollisti Orges Shehi falënderoi Senatin Akademik për vlerësimin dhe u shpreh se këtë titull ai e ndan me ekipin, trajnerin, presidentin dhe familjen e tij, të cilët e kanë mbështetur vazhdimisht.

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet