REKTORI I UNIVERSITETIT TË KORÇËS PROF. DR. ALI JASHARI PRITI NË NJË TAKIM TË VEÇANTË NJË GRUP STUDENTËSH TË HUAJ, TË CILËT MËSOJNË GJUHËN SHQIPE

Në datën 22 Shtator 2017, rektori i Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës, prof. dr. Ali Jashari, priti në një takim të veçantë një grup studentësh të huaj, të cilët mësojnë gjuhën shqipe në Universitetin e Tiranës, të shoqëruar nga zëvendësdekania e Fakultetit të Histori- Filologjisë, prof. dr. Aljula Jubani, përgjegjësi i Departamentit të Gjuhësisë, prof. dr. Dhimitri Bello e pedagogë të tjerë. Në fjalën e mirëseardhjes, prof. dr. Ali Jashari i  njohu ata me fakultetet, programet e studimit dhe infrastrukturën që ofron Universiteti i Korçës, si dhe iu përgjigj pyetjeve të studentëve të huaj në lidhje me Universitetin e Korçës. Kolegët, nga ana e tyre, falënderuan Rektorin për pritjen e organizuar, duke nënvizuar edhe njëherë bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm që kanë të dy universitetet në kuadër edhe të projekteve të përbashkëta. Në fund ata vizituan muzeun e Universitetit “Fan S. Noli”, ku treguan interes për historikun e tij.

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet