REKTORI I UNIKO, PROF. DR. ALI JASHARI, ZHVILLOI NJË TAKIM ME ISH-PRESIDENTIN E ASAMBLESË SË KE-SË, Z. RENE VAN DER LINDEN

Në datën 1 nëntor 2018, ish-presidenti i Asamblesë së KE-së, z. Rene Van Der Linden, zhvilloi një vizitë në selinë e Rektoratit të UNIKO shoqëruar edhe nga Kryetari i Bashkisë Korçë, z. Sotiraq Filo. Ata u pritën në një takim të veçantë nga rektori, prof. dr. Ali Jashari, i cili e njohu europarlamentarin me organizimin dhe veprimtarinë e Universitetit, si dhe i shprehu atij vlerësimin për punën dhe rolin mbështetës që vazhdon të japë për Shqipërinë në rrugën e nisur drejt BE-së. Z. Rene Van Der Linden falënderoi autoritetet drejtuese të UNIKO për pritjen dhe vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit të Universitetit me institucionet e pushtetit vendor për zhvillimin e qytetit. Gjatë këtij takimi Kryetari i Bashkisë, z. Sotiraq Filo, shprehu besimin e tij në përvojën dhe njohjet politike të z. Rene Van Der Linden, të cilat do të jenë një ndihmesë e vyer për integrimin e vendit tonë në Evropë.

Në fund të takimit rektori, prof. dr. Ali Jashari, i dhuroi z. Rene Van Der Linden Emblemën e Universitetit.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com