PROGRAMI PROFESIONAL I STUDIMIT "EDUKIM PËR FOSHNJËRINË E HERSHME" ME KURRIKUL DHE PRAKTIKË KONKRETE PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019

Në datën 26 qershor 2018, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit që Departamenti i Edukimit, të UNIKO, ka nënshkruar me Departamentin e Shkencave të Edukimit  të Universitetit "Giovanni Maria Bertin", të Bolonjës, Itali, dy profesorët Frederica Zanetti dhe Roberto Dainese, zhvilluan disa takime, me rektorin, prof. dr. Ali Jashari, dekanin e FEF, prof. as. dr. Pavllo Cicko dhe pedagogë të këtij fakulteti. Ata diskutuan për mbështetjen dhe zhvillimin e programit të studimit profesional "Edukim për foshnjërinë dhe fëmijërinë e hershme", si i pari program në Shqipëri për formimin e edukatorëve, që punojnë në çerdhe, si dhe për çështje të didaktikave dhe praktikave të studentëve që ndjekin këtë program studimi. Në takim u propozua botimi nga UNIKO i kolanës së parë në shqip me punime të studiuesve të ndryshëm në fushën e edukimit për moshën 0-3 vjeç, si dhe për krijimin e hapësirave të shkëmbimit të eksperiencave të pedagogëve dhe studentëve të të dy universiteteve, duke shfrytëzuar marrëveshjen e bashkëpunimit dhe programin Erasmus +.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com