LIDHJA E SHKRIMTARËVE TË RUSISË VLERËSOI ME ÇMIMIN “PUSHKIN” PËRKTHYESIN KORÇAR VANGJUSH ZIKO DHE SHTËPINË BOTUESE ARGETA LMG

Në datën 7 tetor 2018, në Bibliotekën Shkencore të UNIKO, u zhvillua një veprimtari me rastin e vlerësimit të përkthyesit korçar, z.Vangjush Ziko dhe Shtëpisë Botuese ARGETA LMG me çmimin “Pushkin”, dhënë nga Lidhja e Shkrimtarëve të Rusisë. Në këtë takim, i cili u organizua nga Ambasada e Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, Rektorati i Universitetit “Fan S. Noli” dhe Shoqata e Miqësisë “Shqipëri-Rusi”, dega Korçë, morën pjesë edhe Ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri z. Aleksandër Karpushin, Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rusisë, z. Vladimir Masalov, përfaqësues të Shoqatës së Miqësisë “Shqipëri- Rusi”, të Universitetit të Korçës, si dhe të ftuar të tjerë. Në fjalën e tij Rektori, prof. dr. Ali Jashari, u shpreh se Vangjush Ziko ka dhënë një kontribut të çmuar jo vetëm si përkthyes e autor, por edhe si pedagogu i parë i gjuhës dhe letërsisë shqipe në këtë Universitet. Ambasadori Karpushin tha se Vangjush Ziko renditet ndër përkthyesit më të suksesshëm shqiptarë, i cili ka sjellë në shqip mbi  200 botime të autorëve të ndryshëm rusë. Diploma dhe Medalja e Artë iu dorëzuan nipit të tij, z. Agim Pili, i cili përcolli përshëndetjen dhe falënderimet më të sinqerta për këtë vlerësim nga përkthyesi Vangjush Ziko, që prej disa vitesh jeton në Kanada. Dekorata për shtëpinë botuese ARGETA LMG iu dorëzua presidentit të saj, z. Mehmet Gëzhilli, nga Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rusisë, z. Vladimir Masalov. Më pas Kryetari i Shoqatës së Miqësisë “Shqipëri- Rusi”, prof. dr. Avni Xhelili, mbajti referatin: “Vangjush Ziko- krijues dhe përkthyes i talentuar”.  Në këtë ceremoni Ambasada Ruse vlerësoi me “Dipomë Nderi” pedagogen, prof. as. dr. Irena Nikaj, njëherësh edhe kryetare e Shoqatës së Miqësisë “Shqipëri- Rusi”, dega Korçë, si dhe sekretarin e kësaj shoqate, z. Mihallaq Milo. Veprimtaria u mbyll me një program artistik.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com