“TË RINJTË DREJT EVROPËS”- TAKIM I ZHVILLUAR NGA UNIVERSITETI MESDHETAR I SHQIPËRISË ME STUDENTË TË UNIKO

Në datën 4 dhjetor 2019, studentë të UNIKO morën pjesë në takimin “Të rinjtë drejt Evropës” të zhvilluar nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, mbështetur nga EUROPE AID IPA2014/Al/18. Të rinjtë u bënë pjesë e një debati interaktiv të drejtuar nga ekspertë të zgjedhur, duke diskutuar për çështje të tilla si: anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe përfshirja e të rinjve, politikat rinore dhe angazhimi qytetar në Shqipëri, mundësitë e rinisë për grantet dhe programet e BE-së etj. Në fund të takimit studentët e pranishëm u pajisën me certifikata pjesëmarrjeje.