“LLOGARIDHËNIA PUBLIKE PËR PARANDALIMIN E KRIMIT”- TAKIM I ZHVILLUAR NË UNIKO

Në datën 16 nëntor, në Amfiteatrin e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë së UNIKO, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, z. Lorenc Panganika, në bashkëpunim me Kryetarin e Bashkisë Korçë, z. Sotiraq Filo dhe Drejtuesen e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Korçë, znj. Dhorina Theodhori, zhvilluan takimin me temë: “Llogaridhënia publike për parandalimin e krimit”, i cili u lehtësua nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Vendeve të Ulëta (Holandës).

Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve vendore, të komuniteteve fetare, administratorë të lagjeve dhe të Njësive Administrative, përfaqësues të institucioneve arsimore, të qeverisë së nxënësve dhe të këshillit të prindërve, pedagogë e studentë të UNIKO, përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe të Biznesit, organizata joqeveritare dhe grupe të tjera interesi. Në fjalën e hapjes, drejtori i IDM Albania, z. Sotiraq Hroni, tha se organizimi i këtyre takimeve ka për qëllim rritjen e përgjegjshmërisë dhe të llogaridhënies së Policisë në nivel vendor, si dhe rritjen e bashkëpunimit të saj me aktorë të tjerë, median dhe qytetarët.

Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, znj. Guusje Korthals Altes, e pranishme në këtë takim, nënvizoi rëndësinë që ka bashkëpunimi midis institucioneve dhe komunitetit në rritjen e sigurisë së banorëve, si dhe vlerësoi progresin që ka bërë Shqipëria në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në vend. Më pas titullarët e të tre institucioneve folën mbi punën dhe sfidat e mëtejshme në drejtim të parandalimit të krimit dhe rritjes së sigurisë e besimit në komunitet. Ata ftuan pjesëmarrësit në një bashkëbisedim të hapur mbi problematikat e rendit, sigurisë publike dhe zbatimit të ligjit.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com