NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE, INSTITUTI I STATISTIKAVE

Instituti i Statistikave shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive për pozicionin:

·Përgjegjës – Zyra Rajonale Statistikore Korçë, Drejtoria e Statistikave Rajonale dhe Gjeoinformacionit, Drejtoria e Përgjithshme e Teknologjisë së Informacionit dhe Mbledhjes së të Dhënave, Instituti Statistikave – Kategoria: III-b

Lloji i diplomës "Shkenca Ekonomike/ Shkenca Natyrore/ Shkenca Shoqërore/ Shkenca Bujqesore".

Niveli minimal i diplomës "Master shkencor".

Afati për dorëzimin e dokumentave për pranim në shërbimin civil: 2/12/2020

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve do të bëhen online, në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Institutit të Statistikave, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijmësi udhëzimet online

http://rekrutime.instat.gov.al/help.pdf  

Për më shumë informacion mbi kriteret, procedurat e aplikimit, dokumentat dhe procesin e konkurrimit klikoni linkun:

http://shkp.gov.al/2020/11/17/instituti-i-statistikave-vende-te-lira-pune-16/