NJOFTIM PËR PLOTËSIMIN E FORMULARIT AI/AIZ

Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) bën të ditur se periudha për plotësimin e fomularëve A1 dhe A1Z nga maturantët dhe të gjithë të interesuarit, të cilët do të vijojnë studimet e larta, do të jetë nga data 2-4 shtator 2020.
Maturantët e këtij viti, si dhe kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para 2020-ës, por që duan të rikthehen në garë për universitetin, mund të aplikojnë online në portalin e matures (U-Albania) për plotësimin e këtyre formularëve.
Për të shmangur gabimet gjatë plotësimit të tyre, maturanti/kandidati mund të kërkojë edhe ndihmën e një mbikëqyrësi, duke u drejtuar në mjediset e shkollës ku ka përfunduar arsimin e mesëm, pranë Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar ose Zyrave Arsimore Vendore.

Link: http://qsha.gov.al/infos/matura_2020/aplikime_a1z.pdf