NJOFTIM PËR FILLIMIN E PRAKTIKËS PROFESIONALE PËR PROGRAMET E MËSUESISË

Të nderuar studentë të programeve të mësuesisë pranë Universitetit “Fan S. Noli”!

Prej datës 10-24 shtator, pranë zyrës vendore të Arsimit Parauniversitar, Korçë ka nisur faza e parë e dorëzimit të dokumentacionit për zhvillimin e praktikës mësimore. Praktika mësimore zhvillohet nga të gjithë studentët e diplomuar në studimet “Master”, të cilët, bazuar në rregulloren për zhvillimin dhe organizimin e praktikave profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit, janë të detyruar të ndjekin praktikën në shkollat përkatëse në bazë të programit të studimit që kanë ndjekur në Universitetin “Fan S. Noli”.

Për informacione të mëtejshme, lutemi të drejtoheni pranë zyrës vendore të Arsimit Parauniversitar, Korçë.