NJOFTIM PËR BURSË TË PJESSHME NGA “STATE UNIVERSITY OF NEW YORK”

“State University of New York” ofron mundësinë e zhvillimi të programeve verore/ dimërore në New York. Kjo mundësi është e hapur për të gjithë studentët të cilët studiojnë në programet e fushës ekonomike.
Programet verore/dimërore janë projektuar për t'u zhvilluar gjatë pushimeve shkollore. Programet tri-javore, të cilat zhvillohen pranë SUNY, do të mbahen në janar dhe korrik. Këto programe përfshijnë vizita të ndërmarrjeve, intervista me drejtues, leksione, seminare, prezantime në grupe dhe simulime biznesi.
Misioni i këtyre programve është të inkurajojë bashkëpunimin ndërkulturor dhe ta bëjë sa më të arritshme përvojën ndërkombëtare të studimit.
Për këtë qëllim SUNY mbulon 70% të tarifës së programit.
Për t’u njohur me informacionin e detajuar të SUNY, klikoni linkun:
https://drive.google.com/file/d/1KPMGKIWURDEgwXjdpB490iBY76ITFXnS/view

Për të marrë më shumë informacion rreth procedurave mund të kërkoni informacion duke plotësuar fushat e kërkuara në linkun:
https://international.ibs-americas.com/ua-ny-082020?utm_campaign=ua_-_ny-_eastern_europeindia__central_asia&utm_medium=email&utm_source=RD+Station