NJOFTIM PËR AFATET DHE PLOTËSIMIN E FORMULARIT A1Z PËR VITIN 2020

Të gjithë kandidatët e interesuar për të aplikuar në një nga programet e studimit që ofron Universiteti “Fan S. Noli” për vitin akademik 2020-2021, në datën 11.12.2019 mund të kryejnë plotësimin e formularit A1Z, pranë Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar, Korçë.

  1. Formulari A1Z plotësohet online.
  2. Plotësimi kryhet fillimisht në portalin e-albania dhe përfundon në shkollë në portalin e Maturës.
  3. Ky formular mund të plotësohet nga:
  1. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2020 dhe që kanë detyrim për të dhënë një ose disa provime të Maturës Shtetërore;
  2. Kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit, të cilët pasi kanë bërë njehsimin e diplomës, rezulton që kanë detyrime për të dhënë një ose disa provime të Maturës Shtetërore;
  3. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri ose jashtë vendit, që nuk kanë detyrime për të dhënë provime të Maturës Shtetërore, por që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në një nga Institucionet e Arsimit të Lartë në Shqipëri.

* Për më tepër informacion mund të paraqiteni pranë Qendrës së Karrierës dhe Alumni, Rektorati i Universitetit “Fan S. Noli” ose mund të kontaktoni nëpërmjet adresës elektronike  qk.uniko@gmail.com

SUKSESE !

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com