NJOFTIM MBI PROGRAMIN E BURSAVE “CHEVENING”, VITI AKADEMIK 2021-2022

Në kuadër të Programit të Bursave “CHEVENING”, Ambasada Britanike në Tiranë njofton se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ofron bursa të plota për programe studimi Master në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar, për vitin akademik 2021-2022.

Këto bursa ofrohen për të gjithë ata kandidatë, të cilët aktualisht punojnë në fusha prioritare strategjike në Shqipëri dhe që, mbas përfundimit të studimeve, janë të gatshëm që njohuritë e fituara t’i zbatojnë në vendin e tyre.

Bursa financohet nga shteti britanik dhe administrohet nga Ambasada Britanike në Tiranë. Ato mbulojnë shpenzimet e shkollimit, udhëtimit dhe të akomodimit.

Programet e studimit për master jepen për të ndjekur një diplomë master një vjeçare në çdo degë në çdo universitet në Mbretërinë e Bashkuar.

Aplikimet për bursat “Chevening” hapen në datën 3 Shtator 2020

Kushtet për përfitimin e bursës, përshkrimin e detajuar të programeve studimore, si dhe informacione të tjera gjenden në adresën e mëposhtme web:

https://www.chevening.org/scholarships/guidance/

Link: https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2020/08/Njoftim_-Programi-i-Bursave-CHEVENING_-gusht-2020.pdf