APLIKONI PËR KAMPET E DEMOKRACISË VENDORE

Partnerët në Shqipëri në kuadër të Projektit Leviz Albania organizon Kampet e Demokracisë Vendore.  Kampet do të zhvillohen në datat 19, 20, 21 shkurt 2018, në Korçë (me pjesëmarrjen e të rinjve dhe të rejave nga Qarku Korçë).

Kohëzgjatja e programit ditor do të jetë nga ora 10:00 – 15:00.

Qëllimi i kampeve është të zhvillojë aftësitë dhe aktivizmin e të rinjve dhe të rejave për të kontribuar në përmirësimin e demokracisë vendore në qytetet e tyre. Kampet do të shërbejnë si një pikënisje për përgatitjen e një gjenerate të re aktivistësh të shoqërisë civile / qytetarësh aktivë të gatshëm për të hartuar dhe zbatuar ide inovatore.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me eksperiencat e fituesve të thirrjeve të mëparshme për aplikime të LevizAlbania, si dhe të informohen mbi prioritetet e thirrjes së ardhshme të LA që pritet të dalë në Mars 2018. 

Afati i fundit për të dërguar Formën e plotësuar të Aplikimit është: 12 shkurt 2018 

Formularin e aplikimit te cilin e gjeni bashkengjitur dërgojeni në adresën: mselamaj@partnersalbania.org

Formular Aplikimi (kliko për ta shkarkuar)

 

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com