APLIKIM PËR BURSË

Mbështetur në VKM nr. 39  datë 23.01.2019 “Për disa ndryshime  në Vendimin nr. 903, datë 21.12.2016  Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studenët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë‟”, i ndryshuar,

NJOFTON:

Të gjithë studentët e regjistruar  në programet e ciklit të parë të studimeve ( viti i pare,i dyte dhe i trete si dhe ata me banim ne Qytetin e Korces) që plotësojnë kriteret e mëposhtme  dhe nuk kanë përfituar bursë të plotë , me vendim të njësive të vetëqeverisjes vendore (Këshillave Bashkiake) viti i parë në vitin akademik 2018-2019, apo me vendim të Bordit të Administrimit të Universitetit - viti i dytë dhe i tretë në vitin akademik 2018-2019,  të  plotësojnë  dokumentacionin sipas kritereve të mëposhtme:
 

1. Student që vjen nga shtresa sociale: Studentët, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike 

2. Student që vjen nga shtresa sociale: Bashkëshortët, të cilët kanë fëmijë dhe janë të dy studentë 3. Student që vjen nga shtresa sociale: Student, person me aftësi të kufizuara..

4. Student që vjen nga shtresa sociale: Student, i cili i ka të dy prindërit me aftësi të kufizuara

5. Student që vjen nga shtresa sociale: Student, me prind bashkëjetues pensionist dhe prindi tjetër i është ndarë nga jeta.

6. Student që vjen nga shtresa sociale: Student, i cili i ka të dy prindërit pensionistë

7. Student që vjen nga shtresa sociale: Student, i cili është i treti e lart në radhën e fëmijëve në familje me tre fëmijë a më shumë, nga të cilët dy të parët janë studentë në institucionet publike të arsimit të lartë

8. Student që vjen nga shtresa sociale: Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç.

9. Student që vjen nga shtresa sociale: Studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë, deri në moshën 25 vjeç.

10. Student që vjen nga shtresa sociale: Studentët që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore deri në moshën 25 vjeç.

 11. Student që vjen nga shtresa sociale: Studentët fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.
 

Dokumentacioni i përgatitur dhe i renditur sipas formularit të Aplikimit për bursë të dorëzohet nga vetë studenti  prane Godines se Rektoratit  deri në datën 18.02.2019
 

Shenim: Dokumentacionin për Aplikim për bursë shkarkohet në linkun më poshtë, si dhe pranë sportelit të informacionit në Rektorat


 Aplikim për bursë (shkarko)

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com