Vështrim i përgjithshëm
mbi punën kërkimore në
UNIKO

HYRJE

Vlerat e një Universiteti nuk qëndrojnë vetëm tek fjalët, por janë veprimet e ndërmarra për të vënë në jetë nismat e komunitetit ato që shpalosin rëndësinë e vërtetë të tij. Universiteti ynë e ka kuptuar se duke punuar së bashku mund të përballojmë sfidat e së ardhmes për rritjen e cilësisë së Kërkimit Shkencor.



KËRKIMI SHKENCOR NË UNIKO

Bëj ndryshimin sot


UNIKO dëshiron të përhapë mesazhin e rritjes akademike dhe cilësisë së kërkimit shkencor. Për realizimin e këtij misioni janë hartuar objektiva të cilët përcaktojnë synimet e UNIKO për mbështetjen e zhvillimit sistematik të veprimtarisë kërkimore-shkencore për periudhën 2018-2020.
Objektivi 1: Zhvillimi i kapaciteteve njerëzore për veprimtarinë kërkimore-shkencore në Universitetin e Korçës.
Objektivi 2: Përmirësimi i infrastrukturës për punë kërkimore-shkencore dhe për ofrimin e shërbimeve
Objektivi 3: Ndërkombëtarizimi dhe rajonalizimi i veprimtarisë kërkimore-shkencore duke nxitur cilësinë në kërkime.
Objektivi 4: Bashkëpunimi me sektorin publik dhe privat në realizimin e projekteve kërkimore që janë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.

VEPRIMTARITË

Duke pasur parasysh misionin e universitetit, ne përpiqemi të gjejmë strategji të reja për t'u përballur me sfidën e rritjes së cilësisë së kërkimit. Sigurimi i cilësisë është shumë i rëndësishëm dhe universiteti ynë punon çdo ditë e më shumë për të arritur rezultate pozitive. Nëpërmjet veprimtarive informuese dhe zbatuese, stafi i UNIKO dhe studentët punojnë për të dhënë kontributin e tyre.

Seminare dhe konferenca

Seminaret dhe konferencat janë veprimtari të cilat synojnë t'i ofrojnë komunitetit universitar dhe jo vetëm, mundësi për zgjerimin e kapaciteteve të tyre shkencore dhe intelektuale përmes përballjes me njohuritë e reja të arritura përmes kërkimit shkencor. Veprimtari të tilla shërbejnë si platforma për takime kombëtare / ndërkombëtare midis ekspertëve, shkencëtarëve dhe studiuesve për të diskutuar mbi gjetjet dhe përditësimet e fundit shkencore përmes prezantimeve, transmetimit të dijeve të reja dhe informacioneve mbi tema të ndryshme kërkimore, të cilat përfshijnë pjesëmarrësit në diskutime të hapura dhe debat, në shpalosjen e ideve të reja dhe përhapjen e njohurive. Kështu seminaret dhe konferencat përbëjnë pjesën kryesore të veprimtarive shkencore të UNIKO, ku shpalosen mendime dhe ide për çështje e ide me rëndësi për shoqërinë dhe shkencën sot.


Workshope

Workshopet e lidhura me kërkimin shkencor paraqesin qartë sferën e veprimtarisë shkencore të UNIKO, duke ofruar mundësi për të gërshetuar mendime ekspertësh, institucione dhe kërkues në një platformë të përbashkët për të siguruar njohuri të reja, për të ndarë përvojat dhe për të nxitur diskutime mbi çështje shkencore me interes për stafin dhe studentët. Qëllimi është që nëpërmjet leksioneve, prezantimeve dhe trajnimeve, të lehtësohet qasja në të rejat e fundit shkencore, të nxitet ndërveprimi/dialogu shkencor dhe të promovohen njohuritë e reja. Workshopet mbi kërkimin shkencor i shërbejnë këtij qëllimi, duke krijuar një mjedis komunikimi të drejtpërdrejtë mes stafit akademik, studentëve, studiuesve, ekspertëve të jashtëm dhe pjesëmarrësve nga grupe të ndryshme interesi. Në veprimtari të tilla shkëmbehen ide dhe zgjohen interesa të përbashkëta për kërkim dhe zhvillim.


PROJEKTET

Duke njohur sfidat me të cilat ballafaqohet sot shoqëria jonë, UNIKO është përkushtuar për të siguruar arritje të qëndrueshme nëpërmjet programeve të kërkimit dhe zhvillimit. Përpjekjet tona janë të fokusuara në arsim dhe kërkim shkencor cilësor, duke krijuar një rrjet të gjerë bashkëpunimi, si dhe duke investuar në një sërë programesh kombëtare e ndërkombëtare. Mësoni më shumë rreth nismave tona dhe bëhuni pjesë e tyre.

ARRITJE

Kthejmë interesat në veprim

Në UNIKO, ne jemi përkushtuar të ofrojmë burimet njerëzore dhe infrastrukturore në mënyrë që të realizojmë objektivat e vendosur për mbështetjen e zhvillimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore. Investimi individual ose institucional për rritjen e kapaciteteve njerëzore është një nga synimet tona strategjike të kërkimit shkencor.







Erasmus+ është një program i Bashkimit Evropian (BE) që mbështet financiarisht një sërë veprimtarish në fushat e Arsimit, Trajnimit, Rinisë dhe Sportit për periudhën 2014-2020. Erasmus + ngrihet mbi përvojën dhe suksesin e programeve të mëparshme arsimore të BE-së (Tempus, Erasmus Mundus, Alfa, Edulink,etj) dhe mbështet shkëmbimet ndërkombëtare të studentëve, stafeve akademike dhe administrative, qarkullimin e praktikave më të mira midis institucioneve të arsimit të lartë dhe
forcimin e lidhjeve midis arsimit dhe tregut të punës. Programi është përgatitur nga Komisioni Evropian i BE-së dhe zbatohet nga Agjencia Ekzekutive për Arsimin, Mediat dhe Kulturën (EACEA), në Bruksel, Agjencitë Kombëtare (NA) të ngritura në secilin Vend Programi dhe Zyrat Kombëtare Erasmus në Vendet Partnere si Shqipëria.
Erasmus + është i rëndësishëm për Shqipërinë pasi ai do të mundësojë dhe financojë shkëmbime të shumta studentësh dhe stafesh akademike dhe administrative, si dhe bursa për Master të përbashkët në universitetet më të mira në Vendet e Programit. Gjithashtu, Erasmus + do të mbështesë bashkëpunimin midis institucioneve të arsimit të lartë shqiptare dhe atyre evropiane, për të zhvilluar qasje të reja në mësimdhënie, harmonizimin e programeve, kualifikimin e vazhduar të stafeve,
bashkëpunimin me ndërmarrjet private e aktorë të tjerë, me qëllim lehtësimin e transferimit të dijeve, përshtatjen me nevojat e tregut të punës, etj.
Klikoni këtu për të shkarkuar guidën e Erasmus+. Linke të nevojshme për programin Erasmus+:

http://ec.europa.eu/education/index_en.htm
http://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus_en














BASHKËPUNIME

Rajonalizimi dhe Ndërkombëtarizimi

Universiteti i Korçës bashkëpunon me universitete të njohura në mbarë botën përmes rrjeteve ndërkombëtare, platformave të bashkëpunimit si në aspektin e kërkimit dhe edukimit. Fushat e baskëpunimit shtrihen në drejtim të:

Njohurive dhe përvojës - benchmarking
Projekteve të përbashkëta
Shkëmbimeve të ndërsjella - studentët dhe stafi
Vendosjes së bashkëpunimit në projekte kërkimi e zhvillimi
Forcimi i kontakteve në fushat e edukimit dhe kërkimit shkencor




FORMULARË APLIKIMI DHE VLERËSIMI

APLIKIMI PËR FONDE


Në mbështetje të aplikimeve për projekte kërkimore-zhvillimore është vënë në dispozicion të projektpropozuesve një paketë e plotë formularësh për Llojet e ndryshme të Granteve. Kërkuesit shkencorë/studentët duhet të identifikojnë kategorinë e grantit sipas të cilës kërkojnë mbështetje financiare dhe të shkarkojnë Formularin e Aplikimit të Grantit nga lista më poshtë. Në plotësimin e aplikimit për mbështetje financiare, ndiqni udhëzimet standarde që shoqërojnë thirrjet për aplikim. Plotësimi me përpikmëri i formularit të aplikimit është një kërkesë e detyrueshme për shqyrtimin e kërkesës:

• Aplikim për projekte kërkimore në Universitet
• Projekte kërkimore kombëtare
• Projektet për infrastrukturën
• Projekte të përbashkëta kërkimore
• Projekte kërkimore studimore


FORMULARË VLERËSIMI PËR PROJEKTIN



Sektori i projekteve, kërkimit shkencor dhe botimeve ka hartuar një sërë formularësh për nevojat e ndryshme të vlerësimit të projekteve kërkimore. Këto përfshijnë vlerësimin e propozimeve, ecurinë e projektit, si dhe raportet përfundimtare. Formularët janë hartuar në mënyrë që të përmbushin nevojat e vlerësimit, bazuar në kritere standarde, në lidhje me parimet e origjinalitetit, meritës shkencore dhe zbatueshmërisë ose vlerësimin e raportit në lidhje me performancën e projektit. Për të arritur këto qëllime përdoren formularët e mëposhtëm:

• Formular i vlerësimit të projektit kërkimor
Një formular standard që u dërgohet relatorëve për vlerësimin e origjinalitetit të projektit, meritat shkencore, implikimet metodologjike në arritjen e objektivave të projektit dhe rezultateve të pritura. Elemente të ndryshme të vlerësimit janë të peshuara në formën e shkallëve të arritjeve dhe vlerësimi përfundimtar bazohet në rezultatin total që një projekt arrin. Kjo procedurë është një kërkesë e detyrueshme për miratimin, modifikimin ose refuzimin e një projekti.

• Projektet për Infrastrukturën
Këto projekte kanë për qëllim përmbushjen e misionit të UNIKO nëpërmjet rritjes së kapaciteteve laboratorike, blerjes së pajisjeve dhe instrumenteve hi-tech të nevojshme në njësitë kryesore. Efektshmëria e projekteve për infrastrukturën duhet të peshohet, të përcaktohet dhe të vlerësohet mirë përpara miratimit. Për arritjen e këtij qëllimi është hartuar Formulari i vlerësimit të aplikimit.

• Raporti i Progresprojektit
Të gjitha raportet e progresit të projektit të marra nga Sektori i projekteve i nënshtrohen procesit të vlerësimit, për të përcaktuar nëse veprimtaritë / objektivat e një projekti të caktuar për t’u përmbushur brenda një viti janë realizuar, duke e kualifikuar projektin për fazën tjetër të zbatimit.

• Raporti Përfundimtar i Projektit
Raporti përfundimtar i projektit i nënshtrohet një procesi vlerësimi standard, për të cilin është hartuar një formular i veçantë. Ky proces është një kërkesë e detyrueshme për të vlerësuar performancën e përgjithshme të projektit në lidhje me objektivat, metodologjinë, rezultatet dhe rëndësinë e gjetjeve.

-->

Kontakt

Universiteti "Fan S. Noli", Shëtitorja "Rilindasit", Korçë,

research@unkorce.edu.al

+355 822 42230

Mesazhi u dërgua. Faleminderit!