Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

KËRKIMI SHKENCOR DHE RRITJA E KAPACITETEVE-MUNDËSITË QË KANË AKTORËT LOKALË PËR TË PËRFITUAR NGA FONDET E BE-SË ISHIN NË FOKUS TË NJË TAKIMI INFORMUES TË ZHVILLUAR NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, NGA PROF. DR. KLODIANA GORICA 

Në datën 26 korrik 2022, në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua një takim informues lidhur me kërkimin shkencor dhe rritjen e kapaciteteve, ku ishin të ftuar përfaqësues të Universitetit, pushtetit vendor, të institucioneve publike e private, bizneseve që operojnë në rajoni e Korçës, OJF-ve etj.

Prof. dr. Klodiana Gorica, si pikë kombëtare kontakti për Horizon Europe, veçanërisht për European Institute for Innovation and Technology (EIT) i njohu të pranishmit me mundësitë që kanë aktorët publikë dhe private sikurse dhe shoqëria civile për të aplikuar dhe përfituar nga fondet e Bashkimit Europian.

Qëllimi i takimit sipas prof. Gorica është jo thjesht informimi, por edhe ndërgjegjësimi e ndarja e mendimeve mbi mundësitë dhe format e aplikimit dhe rrjedhimisht e përfitimeve që kanë aktorët lokalë nga këto fonde, si dhe me mundësitë e rrjetëzimit/networkut.

Zëvendësrektorja për kërkimin dhe shkencën, dr. Benita Stavre, si dhe pjesëmarrësit në takim e falënderuan profesore Klodianën për prezantimin, ndërsa u shprehën të gatshëm që kjo tryezë diskutimi të vijojë me të tjera takime, ku të diskutohet mbi ide konkrete në bashkëpunimin mes tyre.

Leave a Reply

en_USEnglish