Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“EDUCATION USA”, TIRANË NË BASHKËPUNIM ME UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” ORGANIZOI NJË TAKIM ME STUDENTËT MBI MUNDËSITË E STUDIMEVE NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS

Në datën 27 maj 2022 në Universitetin “Fan S. Noli” këshilluesja e EducationUSA, znj. Aida Hudhri zhvilloi një takim me studentët mbi mundësitë e studimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. EducationUSA është një qendër këshillimi që ofron konsulencë dhe këshillim pa pagesë për të gjithë të interesuarit që duan të vazhdojnë një cikël studimi në Arsimin e Lartë në ShBA. Ajo iu përgjigj pyetjeve të studentëve në lidhje me kriteret, mënyrën dhe afatet e aplikimit, bursat, dhe provimet që kërkohen nga universitetet amerikane etj. Duke parë interesin e studentëve, znj. Hudhri u tregua e gatshme që të zhvillojë edhe takime të tjera informuese dhe këshilluese me ta, me prani fizike ose online.

Takimi u organizua nga EducationUSA në bashkëpunim me Qendrën e Karrierës dhe Alumi të Universitetit “Fan S. Noli”.

Leave a Reply

sqAlbanian