Biblioteka Shkencore

I - Biblioteka e universitetit u krijua që në vitet e para të çeljes së Institutit të Lartë Bujqësor. Ajo sot ka në fondin e vet rreth 30.000 libra me mbi 12.000 tituj që u përkasin fushave të ndryshme, por më tepër të përqëndruara në ato të ekonomisë së tregut, agronomisë dhe psiko-pedagogjisë. Ky fond është aktualisht i shpërndarë në katër mjedise dhe përkatësisht në :

  • Bibliotekën e Fakultetit Ekonomik
  • Bibliotekën e Fakultetit të Bujqësisë
  • Bibliotekën e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë
  • Bibliotekën e Departamentit të Infermierisë.

Për të ndihmuar studentët dhe stafin pedagogjik për të patur një akses më të shpejtë në fondin e librave të bibliotekës universiteti  mundesoi  krijimin e Bibliotekes Elektronike.Per te patur akses ne librarine e saj studentet duhet te rregjistrohen prane bibliotekes te secilit fakultet.

II - Ne kuader te bashkepunimit me Universitetin Valahia te Targovishtes (Rumani) na jepet mundesia e shfrytezimit online te Revistes ''Kulture dhe Identitet ne Evrope'' dhe e aplikimit nga stafi akademik per botime ne kete reviste.Per te shfrytezuar online materialet e kesaj reviste ju mund te vizitoni faqen e internetit : http://www.mlr.ro/ro-dice.html

III - PROJEKTI  ERA2012 (Electronic Resources for Albania)

Ditën e enjte dt.25.04.2012, në mjediset e bibliotekës “Kongresi i Manastirit” u zhvillua takimi me pedagogët e Universitetit “Fan S.Noli” ku merrte  pjesë edhe drejtorja e përgjithshme e bibliotekës së Akademisë së Shkencave, znj.Marjana Ymeri. Në këtë takim u bë prezantimi i projektit ERA2012 (Electronic Resources for Albania) i cili jep akses në një gamë të gjerë të burimeve elektronike me tekst të plotë me cilësi të lartë është i disponueshëm pa pagesë për stafin, studentët dhe përdoruesit e bibliotekave në shumë institucione në Shqipëri.

Përmes Projektit ERA2012 (Electronic Resources for Albania) aksesi në një gamë të gjerë të burimeve elektronike me tekst të plotë me cilësi të lartë është i disponueshëm pa pagesë për stafin, studentët dhe përdoruesit e bibliotekave në shumë institucione në Shqipëri.

Qëllimet e projektit

1. Sigurimi i aksesit në burimet ndërkombëtare elektronike për të mbështetur arsimin, kërkimin shkencor dhe zhvillimin e përgjithshëm.

2. Nxitja e botimit të rezultateve të kërkimit shkencor shqiptar në revista prestigjioze ndërkombëtare.

3. Sigurimi i infrastrukturës informuese për vlerësimin e rezultateve të kërkimit shkencor dhe identifikimin e kompetencave ndërkombëtare.

Cilat burime elektronike janë të disponueshme?

Burimet e mëposhtme janë të disponueshme për stafin, studentët dhe përdoruesit e bibliotekave në institucionet anëtare të Konsorciumit ERA2012 dhe Konsorciumit EIFL të Bibliotekave të Shqipërisë:

  1. BioOne Akses në baza të dhënash me tekst të plotë nga studime shkencore aktuale në biologji, ekologji dhe shkencat e mjedisit. Përfshin 71 revista shkencore me faktor të lartë ndikimi, botuar nga 129 shtëpi botuese jofitimprurëse.
  2. Cambridge Journals Online Akses në një koleksion shumëdisiplinor të 280 revistave kryesore që mbulojnë tema që përfshijnë shkencën dhe teknologjinë, mjekësinë dhe shkencat humanitare e sociale.
  3. ebrary Academic Complete Akses në një koleksion të plotë me mbi 70,000 libra elektronikë që mbulojnë një gamë të gjerë të fushave të studimit.
  4. EBSCO Academic Search Complete Akses në tekst të plotë të një koleksioni shumëdisiplinor me mbi 9,700 revista, që përfshijnë 7,800 revista të recensionuara. Janë të disponueshëm skedarë të mëparshëm në formatin pdf të mbi 100 revistave që nga viti 1887 si edhe janë siguruar referenca të cituara dhe të kërkueshme rreth 1,500 tituj.
  5. Emerald Engineering eJournal Collection Akses në mbi 10,000 artikuj nga 19 revista kryesore ndërkombëtare në inxhinieri, shkencën e materialeve dhe teknologji.
  6. Emerald Management eJournal Collection Akses në 100,000 artikuj të recensionuar, me cilësi të lartë nga mbi 250 revista prestigjioze të fokusuara në një gamë të gjerë të fushave të studimit duke përfshirë studime mbi biznesin dhe menaxhimin, bibliotekat dhe informacionin.
  7. IOPscience Akses në 45 revista me factor të lartë ndikimi (përshirë 150 000 artikuj nga viti 2001-2011) që trajtojnë shkencën, mjekësinë dhe inxhinierinë.
  8. Multi-Science Journals Collection Akses në një gamë në zgjerim e sipër të mbi 20 revistave të recensionuara (përfshirë skedarët e mëparshëm) në fusha studimi si inxhinieria, ndërhyrja humane në mjedis, energjetika, akustika dhe shkenca e sporteve.
  9. New England Journal of Medicine Akses në një revistë javore të mjekësisë së përgjithshme (si edhe në skedarë të mëparshëm që nga viti 1990) që bën të njohura rezultate të reja të kërkimeve mjekësore, recensione artikujsh, raporte të çështjeve dhe opinione redaktoriale në një larmi të gjerë temash të rëndësishme për shkencën biomjekësore dhe praktikën klinike.
  10. OECD-iLibrary Akses në një bibliotekë të integruar online të librave, revistave, dokumenteve dhe statistikave që përfshijnë një hapësirë të plotë të fushave të studimit. Këtu gjenden mbi 5 000 libra, 500 numra revistash, 2 500 dokumente pune, 2 200 përmbledhje shumëgjuhëshe, 22 baza të dhënash statistikore dhe 5 000 tabela në formatin excel.
  11. Oxford English Dictionary Online Akses në fjalorin më të madh të gjuhës angleze, që ofron kuptimet, historinë dhe shqiptimin e mbi gjysmë milioni fjalësh, të përdorshme sot dhe në të shkuarën, nga mijëvjeçari i kaluar.
  12. Oxford Reference Online Akses në tekst të plotë të mbi 200 fjalorëve dhe titujve referencë që përfshijnë një varg të gjerë të fushave të studimit.
  13. Oxford Textbook of Medicine Akses në librat shkollorë më të rëndësishëm, ndërkombëtarë, për mjekësinë, të cilët trajtojnë në mënyrë shteruese aspekte shkencore dhe praktika klinike të mjekësisë interne dhe nënspecialiteteve të saj, si edhe përfshin mbi 2 500 ilustrime dhe fotografi.
  14. ProQuest Central Akses në një koleksion shumëdisiplinor të mbi 19,370 revistave—me mbi 13,010 tituj me tekst të plotë. Janë të disponueshme edhe përmbajtje joperiodike shtesë: mbi 50,000 disertacione dhe 300,000 raporte.
  15. Taylor & Francis Library Akses në tekst të plotë të mbi 1400 revistave me cilësi të lartë dhe mirënjohura që mbulojnë një gamë të gjerë të fushave të studimit – nga shkencat sociale dhe humanitare deri te shkenca dhe teknologjia.

Të disponueshme vetëm për Universitetin e Arteve:

•  Alexander Street Drama Akses në afërsisht 6 000 shfaqje, si edhe materiale të pasura shtesë me mbi 40 000 faqe të burimeve referencë, pllakate, programe, foto dhe diagrame teatrale.

•  Alexander Street Literature Akses në mbi 600 000 faqe me poezi, tregime të shkurtra, romane dhe vepra eseistike.

•   Music Online: Listening Akses në pesë baza të dhënash që përfshijnë mbi 720 000 regjistrime të muzikës në streaming audio: Biblioteka e muzikës xhaz, Muzika bashkëkohore botërore, Smithsonian Global Sound® për bibliotekat, Biblioteka e muzikës klasike dhe Kënga amerikane,Music in Video.

Si sigurohet aksesi?

Aksesi në burimet e disponueshme elektronike për institucionet që e kanë këtë mundësi, është i autorizuar nëpërmjet adresave të regjistruara IP.

Kjo do të thotë që stafi, studentët dhe përdoruesit e bibliotekës në institucionet që e kanë këtë mundësi, mund të aksesojnë tekste të plota të burimeve elektronike drejtpërdrejt nga rrjeti institucional.

Shpresojmë që së shpejti, do të jepet aksesi individual përmes fjalëkalimeve.

Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi kontaktoni ne biblioteken e fakultetit tuaj.

Partnerët e projektit.

1. Projekti është financuar nga Republika e Sllovenisë - Programi i bashkëpunimit dhe zhvillimit ndërkombëtar.

2. Koordinator projekti është Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Biblioteka Shkencore

3. Mbështetja teknike sigurohet nga:

1. IZUM - Qendra Rajonale për Sistemet e Informacionit Bibliotekar dhe Sistemet e Informacionit Kërkimor

2. EIFL - Informacioni Elektronik për Bibliotekat

Academic Search™ Complete PACKAGE....

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet