Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“ZONAT E MBROJTURA NATYRORE NË SHQIPËRI- RISHIKIMI I KUFIJVE, ÇËSHTJE EKOLOGJIKE DHE LIGJORE” ISHTE TEMA E LEKSIONIT TË HAPUR TË ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I HISTORI-GJEOGRAFISË NË BASHKËPUNIM ME ALBANIAN ORNITHOLOGICAL SOCIETY

Në datën 6 qershor 2023, në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua një leksion i hapur me teme: “Zonat e Mbrojtura Natyrore në Shqipëri- Rishikimi i kufijve, çështje ekologjike dhe ligjore”.

Ky leksion u organizua nga Albanian Ornithological Society (AOS) dhe në të referuan z. Taulant Bino, president i AOS, si dhe z. Kristi Bashmilli, Dorian Matlija dhe Betilda Ahmeti.

Temat e paraqitura në këtë leksion ishin: “Kauza e rishikimit të kufijve të rrjetit të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri-Historiku i procesit”; “Impakti i pritshëm në integrimin biologjik të Zonave të Mbrojtura si pasojë e ndryshimit të kufijve të tyre; “Roli i OSHC-ve në vendimarrje dhe rendësia e fushatës advokuese dhe lobuese në funsion të forcimit të kauzës dhe “Prezantimi i strategjisë së litigimit për kauzën e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri”.

Në takim ishin të pranishëm pedagogë, si dhe studente e ish-studentë të programit të studimit në “Histori-Gjeografi”, Universiteti “Fan S. Noli”.

Leave a Reply