U ZHVILLUAN NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” TRAJNIME PËR STAFIN AKADEMIK DHE NDIHMËSAKADEMIK NË LIDHJE ME PUBLIKIMET SHKENCORE

Në datën 6 qershor 2023, në mjediset e Rektoratit u zhvilluan trajnime për stafin akademik dhe ndihmësakademik në lidhje me publikimet shkencore. Trajnimet u ofruan nga Associate Professor, PhD. BetsAnn Smith, drejtor i programit të Doktoraturës në Lidership në Universitetin Shtetëror të Miçiganit, gjithashtu eksperte e vlerësimit të artikujve shkencorë në disa nga revistat më prestigjoze të Evropës dhe të Amerikës. 

Trajnuesja i njohu të pranishmit me procedurat e botimeve shkencore në buletine ndërkombëtare, si dhe me website dhe burime literature të rëndësishme për këto botime. Gjithashtu ajo ofroi ekspertizën e saj për stafet akademike dhe kërkuesit shkencorë në lidhje me vlerësimin e artikujve për botim në revista shkencore, për gjetjen e literaturës burimore, si dhe për kriteret që duhet të përmbushë një artikull për t’u publikuar në Buletinë Shkencorë.

Postimi i Mëparshëm
UNIVERSITEIT FAN S. NOLI” NË BASHKËPUNIM ME UNIVERSITETIN “ARISTOTELI” SELANIK DHE INSTITUTIN GOETHE ORGANIZOJNË AKADEMINË VERORE “MOSCOPOLI, VENDLINDJA E MODERNITETIT NË BALLKAN”
Postimi Pasues
“ZONAT E MBROJTURA NATYRORE NË SHQIPËRI- RISHIKIMI I KUFIJVE, ÇËSHTJE EKOLOGJIKE DHE LIGJORE” ISHTE TEMA E LEKSIONIT TË HAPUR TË ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I HISTORI-GJEOGRAFISË NË BASHKËPUNIM ME ALBANIAN ORNITHOLOGICAL SOCIETY