Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

VIJOJNË TRAJNIMET NË KUADËR TË PROGRAMIT KOMBËTAR TË ZHVILLIMIT PROFESIONAL TË MËSUESVE 2024 – 2025 MBËSHTETUR NGA MAS

Në Universitetin “Fan S. Noli”, gjatë kësaj jave vazhdoi trajnimi i mësuesve të lëndëve: Arsim fillor, Gjuhë shqipe, Matematikë, Biologji, si dhe drejtues të shkollave,  punonjës të ShPS-së dhe oficerë të sigurisë në shkolla të ZVA Korçë-Pustec, Devoll, Kolonjë, Maliq e Pogradec.

Programi i zhvillimit profesional fokusohet në përdorimin e metodave efektive dhe interaktive të mësimdhënies dhe po realizohet në bashkëpunim të plotë me MAS-in, ASCAPI-in dhe DRAP-in Korçë.

Koordinatori Institucional i Trajnimeve, dr. Olger Brame thekson se gjatë tre sesioneve të para të trajnimeve janë trajnuar rreth 580 punonjës arsimorë në profilet e sipërpërmendura dhe janë angazhuar si trajnerë rreth 15 pedagogë të universitetit. Interesimi i mësuesve ka qenë i lartë.

Në përfundim të trajnimit mësuesit do të pajisen me certifikatë me kredite të njohur nga MAS-i.

Leave a Reply