Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NË FAKULTETIN E BUJQËSISË U ZHVILLUA NJË LEKSION I HAPUR NË KUADËR TË PROJEKTIT: “PYLLËZIMI ME TEKNOLOGJI MODERNE I ZONAVE TË DEGRADUARA NGA ZJARRET NË BASHKINË E KORÇËS”

Në datën 13 prill 2024 në Fakultetin e Bujqësisë, Universiteti “Fan S. Noli” studentë e pedagogë u bënë pjesë e një leksioni të hapur në kuadër të projektit “Pyllëzimi me teknologji moderne i zonave të degraduara nga zjarret në Bashkinë e Korçës” i bashkëfinancuar nga UNDP dhe GEF/SGP.

Të ftuar ishin specialistë nga Qendra MEET, të cilët theksuan rëndësinë e këtij projekti që synon pyllëzimin e qindra hektarëve në disa zona të Bashkisë Korçë, duke përdorur teknologji moderne (drona).

Në kuadër të bashkëpunimit midis qendres MEET dhe Universitetit “Fan S. Noli” procesi i monitorimit do të kryhet duke përfshirë studentët, si dhe palë të tjera të interesuara.

Leave a Reply