Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Universiteti “Fan S. Noli” dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim – AADF, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në kuadër të Programit READ

Në datë 20 Maj 2022, Universiteti i Korçës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim – AADF, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në kuadër të Programit READ (Research Expertise from the Academic Diaspora).

Kjo marrëveshje e përbashkët ka për qëllim rritjen e kapaciteteve institucionale dhe cilësisë së kërkimit shkencor.

Ajo konsiston në krijimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm mes Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri dhe Diasporës Shkencore, përmes ofrimit të bursave për Akademikët nga Diaspora Shqiptare dhe të granteve të kërkimit për Akademikët në Shqipëri.

Nënshkrimi u realizua gjatë një eventi të organizuar nga AADF në bashkëpunim me IIE – International Institution of Education, në prani të Ministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi, të kryetarit të bordit të AADF, z. Michael Granoff, bashkë-drejtorëve ekzekutivë të AADF Z. Martin Mata dhe Z. Aleksandër Sarapuli, si dhe përfaqësuesve të 6 Universiteteve të tjera në Shqipëri, në kuadër të zgjerimit të programit tek këto institucione të arsimit të lartë në vend.Programi READ synon të sjellë deri në 100 studiues të diasporës shqiptare për të bashkëpunuar me institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri në fusha si: projekte kërkimore shkencore, mbikëqyrjen e doktoraturave, zhvillimin e kurrikulave, si dhe bashkë-mësimdhënien.

Leave a Reply