Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Trajnim online dy-ditor për kërkuesit pranë IAL-ve

Sekretariatit i JRC organizon trajnimin online dy-ditor (Western Balkans scientists on evidence informed policy making in the framework of the Innovation Agenda for the Western Balkans) me interes edhe për kërkuesit pranë IAL-ve.

Trajnimi zhvillohet në gjuhën angleze në datën 31 gusht dhe 1 shtator 2023.

Ky trajnim organizohet në kuadrin e Agjendës së Inovacionit për Ballkanin Perëndimor me synimin për të ndërtuar dhe vendosur lidhje më të mira ndërmjet njohurive shkencore dhe politikëbërjes.

Mund të marrin pjesë shkencëtarë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, d.m.th., Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia me një interes të fortë në hartimin e politikave e bazuara në efidencë.

Numri maksimal i pjesëmarrësve do të jetë 15.

Aplikimi për pjesëmarrje është i hapur deri në datën 24 korrik 2023.

Më tepër detaje lutemi i gjeni në linkun:

https://joint-research-centre.ec.europa.eu/events/jrc-online-training-evidence-policy-western-balkans-scientists-2023-08-31_en

Leave a Reply