Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

PËRFUNDOI KAMPIONATI EVROPIAN I SPORTIT UNIVERSITAR- VOLEJBOLLISTET E EKIPIT TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” SIGURUAN  PJESËMARRJEN NË SHORTIN E RADHËS TË EDICIONIT TË ARDHSHËM TË ORGANIZUARA NGA FEDERATA EVROPIANE E SPORTIT UNIVERSITAR

Përfundoi Kampionati Evropian Universitar i Volejbollit i zhvilluar nga data 16-23 korrik në Brage të Portugalisë, në të cilin Shqipëria u përfaqësua nga volejbollistet e Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.

Ekipi i Universitetit “Fan S. Noli” zhvilloi 6 ndeshje në këtë kompeticion, nga të cilat fitoi dy dhe humbi katër.

Me rezultatet e fituara në kompeticionet e dy viteve të fundit të zhvilluara nga Federata Evropiane e Sportit Universitar, ekipi i volejbollit të Universitetit tonë në edicionin e ardhshëm do të jetë në vazon e dytë (nga katër gjithsej) në hedhjen e shortit.

Rezultatet përfundimtare të këtij kampionati janë: German Sport University Cologne, Germani – “Fan S. Noli” University 3-0; University of Zagreb, Kroaci – “Fan S. Noli” University 3-0; Aix-Marseille University – “Fan S. Noli” University 3-1; University of Bordeaux – “Fan S. Noli” University 3-2; University of Averio, Portugali – “Fan S. Noli” University 1-3; Norwegian University of Science – “Fan S. Noli” University 0-3.

Leave a Reply