Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

READ (Research Expertise from the Academic Diaspora)- Titulli i projektit :  Implementation of Artificial Intelligence for university IT students

Kohëzgjatja: Viti akademik 2024-2025

Koordinator: Dr. Blerina Çeliku në bashkëpunim me kolegun nga diaspora, Prof. Dr. Genci Capi, ekspert në fushën e Robotikës dhe Inteligjencës Artificiale në Hosei University, Tokyo, Japoni.

Përshkrim i projektit: Inteligjenca artificiale ka një përdorim të gjerë në ditët e sotme, në edukim, në fushën e mjekësisë, në teknologjitë e ndryshme ushqimore, në bujqësi dhe ekonomi. Ky projekt synon përditësim të kurrikulës, bashkë-mësimdhënie të orientuar drejt implementimeve praktike të inteligjencës artificiale dhe trajnim të studentëve për të njohur aplikime të mjeteve inteligjente dhe pasjisjeve të avancuara në simulime të ndryshme laboratorike. Ky projekt, do të ketë në fokus, rritjen e mundësive të bashkëpunimit, mobilitete të studentëve dhe stafit si dhe orientim drejt kërkimit shkencor në fushën e inteligjencës artificiale dhe aplikimit të saj në rajonin tonë.   

Leave a Reply