Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

READ (Research Expertise from the Academic Diaspora)- Titulli i projektit:“Eksplorimi i rolit të mjeteve kohezive në esetë e shkrimit akademik në gjuhën angleze dhe shqipe”

Kohëzgjatja: Viti akademik 2024-2025

Koordinator: Dr. Dorela Kaçauni dhe Prof. as. Dr. Eriola Qafzezi në bashkëpunim me studiuesen e diasporës Ass. Prof. PhD. Orkida Backus Borshi nga Instituti i Etnologjisë dhe Studimeve të Evropës Qendrore dhe Ballkanike, Universiteti Charles, Pragë, Republika Çeke.

Përshkrim i projektit: Qëllimi i projektit eshte të fokusohet në mbledhjen e të dhënave dhe ne analizën e  përdorimit të mjeteve kohezive në esetë akademike të studentëve në anglisht dhe versionet e tyre të përkthyera në shqip nëpër programe të ndryshme studimi në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë, Shqipëri. Aktivitetet e propozuara do të fokusohen në kërkimin bashkëpunues, mësimdhënien dhe zhvillimin e kurrikulave. Gjithashtu, shpresohet që ekspertiza e studiueses së diasporës do të kontribuojë në përmirësimin e krijimtarisë dhe cilësisë e shkrimit të studentëve në të dyja gjuhët.

Leave a Reply