Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

PËRDORIMI I VOYANT TOOLS, ANALIZA E TEKSTEVE SHKENCORE OSE LETRARE- ISHIN FOKUSI I NJË SEMINARI TË ZHVILLUAR ME STUDENTË TË  FEF, NGA DOKTORANTI DHIONIS GURI, I CILI NDODHET ME MOBILITET NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”  

Në datën 7 qershor 2022, Dhionis Guri, student i doktoraturës në Universitetin Aristoteli, Selanik, i cili po zhvillon mobilitet në Universitetin “Fan S. Noli” organizoi një seminar me studentët në lidhje me përdorimin e Voyant Tools, analizën e teksteve shkencore ose letrare. Seminari u zhvillua në mjediset e Bibliotekës “Kongresi i Manastirit”, FEF me pjesëmarrjen e studentëve dhe pedagogëve të departamentit të Gjuhëve të Huaja dhe të deparatamentit të Gjuhës dhe të Letërsisë. Fillimisht ai bëri një prezantim në lidhje me Shkencat Humane Dixhitale (Digital Humanities) dhe me pas shpjegoi lidhjen e tyre me fusha të ndryshme studimi. Më pas prezantoi dhe shpjegoi konceptin Voyant Tools dhe përdorimin praktik të kësaj metode inovative kompjuterike, nëpërmjet së cilës ai ilustroi konkretisht se si tekonlogjia mund të krijojë lidhje të drejpërdrejta edhe me fusha të tjera, siç janë shkencat humane. Gjithashtu, ai i orintoi studentët se si të bëjnë analiza të thelluara të teksteve dhe punimeve të tyre shkencore apo letare, duke nxjerrë të dhëna të sakta prej tyre, si të përqasin Voyant Tools me fushën e tyre të studimit dhe anën praktike për ta shkarkuar dhe siguruar këtë program.

Në fund të seminarit Dhionis Guri u tregua i gatshëm të bashkëpunojë me studentët dhe pedagogët jo vetëm në lidhje me temën që trajtoi në këtë seminar, por edhe me gjerë.

Leave a Reply