Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NË KUADËR TË PROJEKTIT QUADIC, UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” MORI PJESË NË AKTIVITETET E ORGANIZUARA NË UNIVERSITETIN E LJUBJANËS, SLLOVENI

Në kuadër të projektit QUADIC u zhvillua një vizitë studimore në Universitetin e Lubjanës në datat 6-11 qershor 2022. Partnerët e projektit patën mundësinë të shihnin nga afër veprimtaritë e Universitetit të Lubjanës në lidhje me bashkëpunimin ndërkombëtar dhe menaxhimin e projekteve. Në të njëjtën kohë, Universiteti i Lubjanës shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me partnerë të universiteteve nga Kosova dhe Shqipëria dhe të ndajë me ta modelet e punës në fushat e mësipërme. Universiteti “Fan S. Noli” u përfaqësua në këto takime nga pedagogia e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, dr. Erinda Papa në cilësinë e koordinatores së projektit dhe dr. Blerina Celiku, pedagoge në Fakultetin të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane. Veprimtaritë e organizuara ishin të ndryshme, si: ligjërata, seminare, prezantime dhe takime për shkëmbimin e përvojave dhe ideve në lidhje me bashkëpunimin ndërkombëtar dhe menaxhimin e projekteve.

Leave a Reply