Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NJOFTIM APLIKIMI PËR BURSË PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019

Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë

Mbështetur në VKM Nr. 903, datë 21.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studenët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë”,

NJOFTON:

Studentët e viteve II e të III në të gjitha programet e studimit bachelor me kohë të plotë, të cilët janë trajtuar me bursë një vit më parë, si dhe ata që kërkojnë të përfitojnë nga bursat e ndërmjetme në dispozicion të Universitetit, mund të aplikojnë për bursa për vitin akademik 2018-2019 duke paraqitur dokumentacionin sipas kritereve  të mëposhtme:

A-STUDENTËT NË NEVOJË, SIPAS KRITERIT EKONOMIK

I- Studentët, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike, duhet të dorëzojnë  këto dokumente:

1. Vërtetim që familja e studentit trajtohet me ndihmë ekonomike, ku të specifikohet masa e ndihmës ekonomike (vlera e shprehur me shifra dhe fjalë) – dokument origjinal lëshuar  nga Njësia e Qeverisjes Vendore.

2. Vërtetim që studenti e ka vendbaminin e përheshëm të tij mbi 10 km larg nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë.

Ky vërtetim do të dorëzohet vetëm nga studentët që banojnë në Bashkinë Korçë- dokument origjinal lëshuar nga Njësia Administrative e Bashkisë Korçë.

3. Kartë identiteti e studentit – fotokopje

IIStudenti që rezulton bashkëshort me fëmijë dhe kur familja e tij trajtohet me ndihmë ekonomike, duhet të dorëzojnë  këto dokumente:

1. Vërtetim që familja e studentit bashkëshort trajtohet me ndihmë ekonomike, ku të specifikohet masa e ndihmës ekonomike (vlera e shprehur me shifra dhe fjalë) – dokument origjinal lëshuar  nga Njësia e Qeverisjes Vendore.

 2. Kartë identiteti e studentit– fotokopje.

III– Studentët që rezultojnë persona me aftësi të kufizuar, duhet të dorëzojnë  këto dokumente:

1. Vërtetim lëshuar nga KMPAC- dokument fotokopje e noterizuar ose e njehsuar me origjinalin.

2. Vërtetim për përfitimin e pagesës së aftësisë së kufizuar- dokument origjinal lëshuar nga institucioni përkatës.

 3. Kartë identiteti e studentit – fotokopje

 Mosdorëzimi i secilit dokument sipas të dhënave të kërkuara përbën shkak për skualifikim.

 B-STUDENTËT NË NEVOJË, JASHTË KRITERIT EKONOMIK

Duhet të dorëzojnë këto dokumente:

1. Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit – dokument  fotokopje e noterizuar e statusit të jetimit;

2. Studentët që kanë humbur përgjegjësinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë – fotokopje e noterizuar e vendimit të gjykatës;

3. Studentët që janë identifikuar e trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror – dokument i lëshuar nga institucioni përkatës

4. Studentët që rezultojnë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës – dokument origjinal lëshuar nga institucioni përkatës.   

Studentët e mësipërm duhet të paraqesin vetëm dokumentin e statusit që i përkasin (1 ose 2 ose 3 ose 4), si dhe:

1. Kartë identiteti e studentit – fotokopje

Mosdorëzimi i secilit dokument sipas të dhënave të kërkuara përbën shkak për skualifikim.

STUDENTËT NUK PËRFITOJNË BURSË APO HUMBASIN TË DREJTËN E PËRFITIMIT NË RAST SE:

– janë ndarë nga trungu familjar

– familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private

– vazhdojnë studimet  në një program të dytë studimi.

– shpallen ngelës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese.

– nuk kanë përfunduar programin e studimit brenda kohëzgjatjes normale të tij, të përcaktuar në aktin e hapjes së programit përkatës të studimit.

 Dokumentacioni i përgatitur dhe i renditur sipas formularit të Aplikimit për bursë të dorëzohet nga vetë studenti në Rektorat nga data 19.11.2018 deri më dt.10.12.2018

Dokumentacioni plotësues për bursë shkarkohet nga faqja zyrtare e Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë në adresën www.unkorce.edu.al  si dhe pranë sportelit të informacionit në Rektorat
 


 FORMULARI I APLIKIMIT (pdf)


 

Leave a Reply