Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” VIJON RAUNDI I PARË I REGJISTRIMIT TË APLIKANTËVE FITUES

Në datën 29 gusht edhe në Universitetin “Fan S. Noli” filloi regjistrimi i aplikantëve fitues në 32 programet e studimit Bachelor dhe programet profesionale 2-vjeçare.

Pranë Qendrës së Informimit, ku po kryehet ky proces, aplikantët regjistrohen duke dorëzuar edhe këto dokumente:

Fotokopjen e noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore dhe të listës së notave. Për diplomat e fituara jashtë vendit duhet njehsimi nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA);

Fotokopjen e dokumentit të identifikimit (pasaportë/ kartë identiteti);

Deklarata e studentit (plotësohet në Universitet)

Dy fotografi

Mandat pagesën e tarifës së regjistrimit prej 1600 lekë.

Raundi I  i regjistrimeve përfshin 7 faza 48 orëshe, gjatë periudhës 29 gusht -11 shtator 2023.

Leave a Reply