Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

PROF. GENCI ÇAPI PEDAGOG I ROBOTIKËS DHE INTELIGJENCËS ARTIFICIALE NË  HOSEI UNIVERSITY, TOKYO, JAPONI VIZITOI FAKULTETIN E SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE

Në datën 30 gusht 2023 prof. Genci Çapi pedagog i robotikës dhe inteligjencës artificiale në  Hosei University, Tokyo, Japoni vizitoi Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, Universiteti “Fan S. Noli”.

Ai u prit në takim nga dekania, prof. as. dr. Sonela Stillo, përgjegjësi i departamentit të Informatikës, prof. as. dr. Rafail Prodani, si dhe studentë të programit të studimit “Teknologji Informacioni”.

Në qendër të diskutimeve ishte bashkëpunimi në projekte të përbashkëta, zhvillimi i leksioneve të hapura, vazhdimi i  studimeve të studentëve tanë në Hosei University, Tokyo në programet e studimit “Master i Shkencave” dhe “Doktoratë” etj.  

Leave a Reply