AKKSHI-Thirrje për Aplikim për Projekte të Teknologjisë dhe Inovacionit për Vitin 2023-2024 (Projektet Vijnë si Propozime të Universitetit me Biznesin)
Drejtues i projektit: Prof.as.dr. Gjergji Mero
Fakulteti i Bujqësisë
Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj
Përshkrimi i projektit:
Qellimi i këtij projekti eshte zbatimi i nje teknologji moderne e standardizuar ne fushën e prodhimit dhe marketimit te produkteve bio te bimëve mjekësore dhe aromatike.
Gjate viteve te fundit tregu dhe kërkesat për bimët medicinale ka ndryshuar shume duke u fokusuar ne prodhimin organik te tyre.Kërkesat nga kompanitë e huaja sa vjen dhe rriten ne drejtim te produkteve organike dhe te certifikuara. Kompanitë e mëdha ndërkombëtare po kërkojnë gjithnjë e me shume përbërës te papërpunuar organike për prodhimin e medikamenteve apo ushqimeve dhe pijeve te tyre.Për këtë arsye kompanitë shqiptare duhet te fokusohen ne transformimin e prodhimin bujqësor konvencional ne prodhim organik.Për te patur sukses ne këtë drejtim duhen standardizohen gjithë praktika e prodhimit dhe marketimit te bimëve mjekësore dhe aromatike. Ky projekt do te shërbejë si model dhe për prodhuesit e tjerë te bimëve mjekësore dhe aromatike.
Ky projekt do ti shërbejë zbatimit te praktikave mësimore dhe profesionale të studentëve, në angazhimin e studentëve dhe pedagogëve në kërkim dhe eksperimentim në fushën e studimet dhe eksperimentimit të bimëve medicinale, për identifikimin dhe zgjidhjen e mjaft problemeve që ka në këtë fushë si dhe të rritjes së prodhimtarisë dhe cilësisë të prodhimeve të tyre bio, për të qenë sa më konkurrues në treg.
Objektivat e projektit:
Objektivat e Projekt propozimit synojnë:
- Zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve inovative;
- Forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit “Fan S. Noli” Korçë dhe biznesit;
- Lehtësimin e komercializimit të produktit;
- përmirësimin e zinxhirit të vlerës ne fushën e bimëve mjekësore dhe aromatike.
- përmirësimin e produktit te bimëve mjekësore dhe aromatike;
- përmirësimin e shërbimit dhe zhvillimin e konceptimin e biznesit për një produkt apo shërbim që është i gatshëm të dalë në treg, në përputhje me strategjinë e rritjes e fuqizimit të kompanisë.