Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

KONCEPTET E ORIENTIMIT DHE EDUKIMIT NË KARRIERË ISHIN NË QENDËR TË NJË ORE TË HAPUR ME NXËNËS TË GJIMNAZIT “THEMISTOKLI GËRMENJI”, TË ORGANIZUAR NË BASHKËPUNIM ME QKA, UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”

Në datën 7 dhjetor 2023, në mjediset e amfiteatrit të gjimnazit “Themistokli Gërmenji”, specialisti i Qendrës së Karrierës dhe Alumnit në Universitetin “Fan S. Noli”, dr. Romeo Terolli zhvilloi një orë të hapur me nxënës të klasave të XI-ta.

Në këtë orë të hapur u diskutua për rëndësinë dhe konceptet e orientimit dhe edukimit në karrierë, modelin e orientimit në karrierë, mënyrën se si realizohet ky proces orientimi, qartësimin i preferencave përgjatë shkollës së mesme për studimet universitare, paraqitja e studimit të preferencave të nxënësve të shkollave të mesme në qarkun e Korçës (studim i Fakultetit të Ekonomisë), identifikimin e interesave në karrierën e nxënësve, puna dhe karriera, kriteret e përzgjedhjes së një programi studimi (universiteti), oferta e tregut të punës, profesionet e reja etj.

Ora e hapur pati diskutime dhe nxiti interesin e nxënësve për t’u njohur më tepër me mundësitë e ofertës akademike brenda dhe jashtë vendit, kërkesat e tregut të punës dhe mundësitë që ofron ai në ditët e sotme.

Në përfundim të takimit dr. Romeo Terolli prezantoi edhe ofertën akademike që ofron Univeristeti “Fan S. Noli”, mundësitë e punësimit në tregun rajonal, kombëtar e global përmes diplomës së Universitetit tonë.

Leave a Reply