Në datën 6 dhjetor në kuadër të projektit “Hulumtimi dhe evidentimi i Fondit Albanologjik të Bibliotekës Publike “Thimi Mikto”, Korçë” u promovua libri: “Bibliografi e Fondit Albanologjik të Bibliotekës Publike “Thimi Mitko”, Korçë.
Autorët e librit në fjalën e tyre vlerësuan rëndësinë e fondit në fushën e studimeve shqiptare, duke e cilësuar këtë fond si pjesë të trashëgimisë sonë kombëtare dhe vlerë për qytetin e Korçës.
Gjithashtu, në këtë veprimtari përmbyllëse të projektit u çel edhe ekspozita “Rapsodi nga Fondi i Albanologjisë”. Pjesë e kësaj ekspozite ishin vepra të ralla të fondit, të cilat janë pjesë e trashëgimisë kulturore të qytetit dhe më gjerë.
Rëndësia e fondit të albanologjisë është parë me përparësi nga studiuesit dhe pedagogët e Universitetit “Fan S. Noli”, të cilët hartuan një bibliografi me zërat e këtij fondi.