Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“KOMUNIKIMI DHE PREZANTIMI NË PUBLIK” ISHTE TRAJNIMI III DHE I FUNDIT PËR KËTË VIT AKADEMIK I ZHVILLUAR ME STUDENTËT E KLUBIT TË DEBATIT TË UNIVERSITETIT “FAN S.NOLI”

Në datën 23 maj 2022 përfaqësues të JAA (Junior achievememt of Albania) zhvilluan me studentët e Klubit të Debatit të Universitetit “Fan S.Noli”  trajnimin III me temë: “Komunikimi dhe Prezantimi në Publik”. Trajnimi u organizua dhe drejtua nga ekstertja e komunikimit, zj. Edlira Gjoni dhe zj. Kristela Pashollari, koordinatore pranë JAA në bashkëpunim me pedagoget dr. Klaudia Lipi dhe dr. Edlira Xega, koordinatore të klubeve përkatëse studentore, si dhe Qendra e Karrierës dhe Alumni pranë Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë. Ky trajnim, i cili ështe i fundit për këtë vit akademik synon t’u japë studentëve njohuri dhe aftësi në lidhje me komunikimin dhe prezantimin, në mënyrë që të mund t’i praktikojnë ato gjatë angazhimit të tyre në debatet rajonale e kombëtare që do të zhvillohen më tej.

Leave a Reply