Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” MORRËN PJESË NË WORKSHOPIN “MENAXHIMI NDËRKOMBËTAR I PROJEKTIT”, I ZHVILLUAR NË UNIVERSITETIN “HAXHI ZEKA”, PEJË, NË KUADËR TË PROJEKTIT QUADIC

Në datat 23-27 maj 2022 studentë të Universitetit “Fan S. Noli” morrën pjesë në trajnimin “Menaxhimi Ndërkombëtar i Projektit” organizuar nga Universiteti “Haxhi Zeka”, Pejë, Kosovë, në kuadër të projekti QUADIC. Gjatë këtij trajnimi studentët u angazhuan në një punë intensive, ku pas çdo prezantimi u vijua me trajnime mbi menaxhimin e projekteve, nën drejtimin e prof. as. dr. Ibrahim Krasniqi dhe ass. Besfort Ahmeti.

Në ditën e fundit të trajnimit pas prezantimit të punës së stuudentëve, për ta u shpërndanë edhe certifikatat e pjesëmarrjes në këtë trajnim.

Studentët shprehën kënaqësinë e pjesëmarrjes në këtë trajnim, duke e përshkruar atë si një përvojë unike ku mësuan gjëra të vlefshme. Gjithashtu, ata u takuan me njerëz të shumtë me të cilët krahas punës kaluan mjaft mirë së bashku.

Leave a Reply