“INCLUSIVE DIGITAL TRANSFORMATION IN HIGHER EDUCATION” (TRANSFORMIMI DIXHITAL GJITHËPËRFSHIRËS NË ARSIMIN E LARTË) -WORKSHOP PËR PJESËMARRËSIT E PROJEKTIT ERASMUS+ U2SID

Në datat 14 dhe 15 dhjetor 2023 në kuadër të projektit Erasmus+ “University to Society Collaborations for Inclusive Digital Transformation in the Western Balkans – U2SID” (Bashkëpunime të Universitetit me Shoqërinë për Transformimin Dixhital Gjithëpërfshirës në Ballkanin Perëndimor – U2SID) u organizua për pjesëmarrësit e këtij projekti workshopi me temë: “Inclusive Digital Transformation in Higher Education”, në Fakultetin e Shkencave Organizative, Universiteti i Beogradit.

Veprimtaria u hap nga prof. dr. Sladjana Benkovic, profesoreshë ordinare dhe koordinatore e projektit Erasmus+ U2SID për Universitetin e Beogradit. Në emër të Bordit të Dekanit pjesëmarrësit e projektit i përshëndeti, duke u uruar mirëseardhjen në Beograd dhe bashkëpunim të suksesshëm, prof. dr. Sandra Jednak, prodekane për bashkëpunim ndërkombëtar në Fakultet.

Gjatë ditës së parë, pjesëmarrësit diskutuan çështjet kryesore që lidhen me inteligjencën artificiale, me fokus në aplikimin etik dhe sfidat e saj në arsimin e lartë, nën drejtimin e ekspertëve të njohur, profesorëve të Fakultetit të Shkencave Organizative: prof. dr. Vladan Devedžić dhe prof. dr. Jelena Jovanoviq.

Ky ishte një sesion shumë me interes dhe që kërkonte pjesëmarrje aktive dhe kontribute të përgatitura paraprakisht nga të gjithë partnerët në projektin U2SID.

Më pas, z. Filip Milošević nga Fondacioni SHARE foli për sigurinë kibernetike, duke theksuar rolin vendimtar të komunitetit akademik në ngritjen e vetëdijes dhe ndërtimin e kompetencave thelbësore në këtë fushë.

Gjithashtu u mbajt edhe një takim për menaxhimin e projektit për të shqyrtuar progresin aktual të veprimtarive të projektit, si dhe për të diskutuar hapat e ardhshëm për periudhën janar-prill 2024.

Previous Post
“EVIDENTIMI, PËRMIRËSIMI DHE PËRDORIMI I RESURSEVE GJENETIKE TË BIMËVE AUTOKTONE TË RAJONIT TË KORÇËS” ËSHTË PROJEKTI I FAKULTETIT TË BUJQËSISË, I CILI U PARAQIT NË PRANI TË DREJTUESVE E PEDAGOGËVE TË KËTIJ FAKULTETI, SPECIALISTËVE PRODHUES DHE TREGTARË TË FARËRAVE, FERMERËVE DHE PËRFAQËSUESVE TË SUBJEKTEVE AGROTURISTIKE
Next Post
Dita Akademike 2023
Postimet e fundit