Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“EVIDENTIMI, PËRMIRËSIMI DHE PËRDORIMI I RESURSEVE GJENETIKE TË BIMËVE AUTOKTONE TË RAJONIT TË KORÇËS” ËSHTË PROJEKTI I FAKULTETIT TË BUJQËSISË, I CILI U PARAQIT NË PRANI TË DREJTUESVE E PEDAGOGËVE TË KËTIJ FAKULTETI, SPECIALISTËVE PRODHUES DHE TREGTARË TË FARËRAVE, FERMERËVE DHE PËRFAQËSUESVE TË SUBJEKTEVE AGROTURISTIKE

Në datën 13 dhjetor 2023, në mjediset e Senatit Akadmeik u paraqit projekti i Fakultetit të Bujqësisë me titull: “Evidentimi, përmirësimi dhe përdorimi i resurseve gjenetike të bimëve autoktone të rajonit të Korçës”, ku ishin të pranishëm drejtues e pedagogë të këtij fakulteti, specialistë prodhues dhe tregtarë të farërave, fermerë dhe përfaqësues të subjekteve agroturistike.

Sipas pedagogut, dr. Adrian Maho projekti jep ndihmesë në futjen në qarkullimin ekonomik e bujqësor të kultivarëve dhe popullatave autoktone, të cilat do të ndikojnë në rritjen e konkurueshmërisë për shkak të evidentimit të cilësisë pozitive dhe përmirësimit gjenetik të farave. “E rëndësishme është që resurset gjenetike të bimëve të evidentohen, mbrohen, përmirësohen dhe të përdoren për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm”.

Më pas, ai vijoi me paraqitjen e çështjeve kryesore të projektit siç janë: rëndësia, koleksionimi dhe ruajtja e resurseve gjenetike të bimëve, duke u ndalur edhe më në detaje sa i përket bimëve të ndryshme.  

Takimi vijoi me pyetje e diskutime nga të pranishmit, të cilët sollën edhe përvoja nga puna e tyre.

Leave a Reply